Kërcënohet ekipi i T7, AGK: Shqetësuese se si kryesuesi i KQZ-së Radoniqi nuk ka ndërhyrë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj kërcënimit dhe fyerjeve që i janë bërë sot ekipit të Televizionit T7.

Përmes një shkrimi në Facebook, AGK-ja shpreh shqetësimin duke thënë se ky akt është sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe punës së gazetarëve.

Tutje, ky asociacion thekson faktin se kërcënimi i ekipit të T7 është bërë në prani të kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjë e cila, sipsa AGK-së e bënë edhe më shqetësuese.

“AGK i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa ndaj personit në fjalë dhe të garantojë një mjedis të sigurt për gazetarët gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv