Kendall dhe Kylie Jenner përjetojnë emocione të forta, teksa ndahen nga shtëpia e fëmijërisë

Shtëpia e ndodhur në Hidden Hills të Los Angeles ka një sipërfaqe prej 8860 metrash katrorë dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi, secila me banjën e saj, duke ofruar luks dhe komoditet për familjen.

Kylie shpërndau video emocionuese në Instagram, ku ndau kujtimet nga banjën e saj dhe të Kendall, duke përshkruar ato si momente të paharrueshme.

Ajo gjithashtu postoi një fotografi të shkallëve kryesore të shtëpisë, duke shkruar “Shumë kujtime të bukura”.

Kris kishte blerë shtëpinë në vitin 2010 për 4 milionë dollarë dhe e transformoi atë me përmirësime të shumta gjatë viteve.

Kjo ishte shtëpia ku ajo dhe ish-bashkëshorti Caitlyn Jenner rritën fëmijët e tyre, përfshirë Kendall dhe Kylie, si dhe Kourtney, Kim, Khloe dhe Rob Kardashian.

Shtëpia ofron luks, duke përfshirë një palestër private, një ballkon me pamje nga prona dhe një zonë pishine me rënie uji dhe vorbull.

Pas disa ndryshimeve, ajo është tani e mobiluar me mobilje të reja dhe llambadarë luksozë.

Për Krisin, kjo shtëpi ka pasur një rëndësi të madhe, duke kujtuar momentet e kaluara atje, përpara se të zhvendosej në një shtëpi të re prej 20 milionë dollarësh në Calabasas