Takimi i djeshëm mes presidentit Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ngjallë reagime të shumta nëpër botë.
Ndërkaq, kjo ngjarje po komentohet edhe në Kosovë nga aktorë politikë, por edhe nga gazetarë e opinionistë.
Adriatik Kelmendi, gazetar dhe autor i emisionit Rubikon në Klan Kosova, teksa mbrëmë kujtoi se ish-kryeministri Avdullah Hoti ishte në Zyrën Ovale dhe nga aty ka dalë me njohjen nga Izraeli, në një postim të sotëm ka thënë se nëse Richard Grenell vjen në Kosovë, i bie që po vjen zëvendësi i Trumpit, JD Vance.
“Nesër, nëse Grenell vjen të sjellë porositë e Presidentit Trump në Kosovë, i bie sikur ato t’i sjell JD Vance. Sa për rikujtim, në kohën kur kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti, ishte në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, në krah të Presidentit Trump, aty ku dje ishte JD Vance, ishte Richard Grenell”.
“Ndër të rrallët amerikanë që kanë folur atë ditë në këtë takim, siç bënte dje JD Vance, atëbotë ishte Richard Grenell”.
“Kush e kupton e kupton. Kush nuk e kupton, kupton diçka tjetër”, shkroi Kelmendi. /Klankosova.tv
