KEK-u miraton tarifat për periudhën 2025-26, thotë se s’kanë ndryshuar që nga viti 2019

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të mbajtur sot janë aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’iu ofrohen KEDS-it, KESCO-s dhe KOSTT-it nga 1 prilli i këtij viti deri më 31 mars 2026.

Sipas KEK-ut, për KESCO-n, shërbimi universal do të kushtojë 29.5 euro për MW/h, ndërsa për humbjet në rrjet për KEDS-in do të jetën 36 euro, ndërsa njëjtë do të jenë edhe humbjet në transmision për KOSTT-tin.

“Vlen të theksohet se tarifat e prodhuesit KEK kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2019. KEK vazhdon të mbetet kontribuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të mundshëm të energjisë elektrike në rajon dhe më gjerë, pavarësisht vështirësive të prodhimit, investimeve kapitale në mirëmbajtjen e teknologjisë, si dhe sfidave të tjera që KEK ka hasur gjatë periudhës së pandemisë dhe krizës globale energjetike që ka pasuar pas luftës në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut, transmeton Klankosova.tv.

Për shtrenjtimin e rrymës prej 15 për qind të propozuar nga ZRrE-ja, kundër sot ka dalë edhe presidenca, teksa ka propozuar edhe disa masa për parandalimin e shtrenjtimit të çmimit të rrymës