Katër persona rrahen mes vete, njëri prej tyre sulmoi policin

Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj.

Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Dardani, Ferizaj / 21.12.2024 – 04:00. Raportohet se katër persona të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.”