Karateistët e Kosovës s’lejohen të marrin pjesë në gara në Gjeorgji për shkak të mungesës së vizave

Sportistët kosovarë po vazhdojnë të përballen me pengesa burokratike.

Garues të Kosovës nuk u lejuan që të hynin në shtetin e Gjeorgjisë për të marrë pjesë në garat e karatesë, shkruan Demokracia.com

Sipas reagimit të bërë nga Betim Maliqi, ata u deshtë të ktheheshin prapë në Kosovë me arsye se kanë mungesë të vizave.

REAGIMI I PLOTË:

‼️REAGIM ‼️

Sonte do duhej te ishim ne Tbilisi (Gjeorgji) bashk me ekipen e perfaqesuses, por fati nuk ishte as ksaj here ne anen tone, ky “fat” qe po na percjelle qe nje kohe tgjate po i barte pasojat te ne garuesit dhe vazhdojm te mos dijm ku te drejtojm gishtin!

4 garues te Kosoves Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Mergim Bekteshi bashk me mua u ndaluam rruges per Tbilisi ku gjat ksaj jave do te mbahet Serie A, gare kjo shume e vlefshme per mbledhjen e pikeve per kualifikim ne Kampionat Botror. Me arsyen se kemi munges te vizave por qe ne ishim te pajisur me leje-hyrje nga autoritetet e atij Shteti, nuk mjaftuan tentimet e garusve qe ne gjitha format vazhduam pothuajse 12 ore per te marre nje pergjigjje pozitive dhe si rrjedhoj perfunduam ne shtepit tona.

Nuk eshte hera e pare qe ne garuesit perballemi me kso sfida por shpresojm qe te jete e fundit, kto malltretime duhet te merren per baze nga autoritetet tona me larte ngase djersa e sportistit permban sakrifice, kohe, mund, gjak dhe ka shume kosto.

Secili nga keta 4 garues ishim me mjete vetanake te paraqitur ne gare ku kosto e saj gati ka arritur shumen prej 1000 eurosh, andaj eshte mekat ndaj garusve dhe shpresojm qe kjo ceshtje te trajtohet shume seriozisht.!