Kaq shumë kaos shkaktoi për ta parë Messin – kështu u largua tifozja nga truproja personale e argjentinasit

Fansat gjithmonë gjejnë mënyra për të takuar idollin e tyre.
Kështu ka bërë edhe një vajzë e re të shtunën mbrëma në sfidën Inter Miami – Colorado Rapids.

Ajo hyri në fushë dhe shkoi drejt yllit argjentinas, Lionel Messi për ta bërë një fotografi, përcjell klankosova.tv
Momenti ka ndodhur në kohën shtesë të ndeshjes, derisa është ende e paqartë se si arriti tifozja të futej në fushë për t’i ikur gjithë sigurimit.

Shumë pjesëtarë të sigurimit, përfshirë truprojën personale të Messit, Yassine Chueko e larguan me shpejtësi vajzën.
PER VIDEO KLIKO KETU