Kapja e 10 kg drogë, bastisja po vazhdon në shtëpinë e familjes së Agim Rexhepit në Vranjevc

Klankosova.tv mëson ekskluzivisht se bastisja nuk ka përfunduar ende dhe është duke vazhduar në Vranjevc, tash në shtëpinë e të dyshuarit të lartpërmendur.

Sipas informacioneve të para, është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e drogës prej 10 kg gjatë këtij operacioni.

Vërejtje:
Personi i
 përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.