Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të jashtme e siguri, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, kanë dalur me reagim përz zgjedhjet në Kosovë.
Në një deklaratë për media, ato kanë deklaruar se Bashkimi Evropian pret që të formohen Kuvendi dhe Qeveria e re dhe se do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian.
Në një deklaratë për media, ato theksuan se populli i Kosovës ka ushtruar të drejtën e tij demokratike për të votuar në zgjedhjet parlamentare të rregullta.
Bashkimi Evropian ka dërguar një Mision Vëzhgues Zgjedhor (EOM) për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të ofruar rekomandime pas zgjedhjeve.
Në deklaratën e tyre, Kallas dhe Kos shprehen se zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve dhe aplikimin e një ligji të ri zgjedhor.
“I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme për që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj europiane. Kosova pritet të implementojë angazhimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e Dialogut të kaluara pa vonesa apo kushte të tjera. Nuk ka alternativë për Dialogun të lehtësuar nga BE. Kosova dorëzoi një kërkesë për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Komisioni mbetet në dispozicion për të përgatitur një Opinioni mbi kërkesën për anëtarësim të Kosovës sa herë që Këshilli ta kërkojë atë”, thuhet në deklaratë.
Në fund, ata e vlerësuan kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, duke shtuar se Komisioni Evropian është i gatshëm të ofrojë një opinion për këtë kërkesë sa herë që Këshilli ta kërkojë atë.
Sipas të dhënave deri më tani, LVV mund të ketë 47 deputetë; PDK 25 deputetë; LDK 20 deputetë; AAK 8 deputetë; Lista Serbe 9 deputetë; Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë 1 deputet dhe komunitetet joserbe 10 deputetë.
Mbeten për t’u numëruar edhe votat nga diaspora, me postë, dhe votat e personave me nevoja të veçanta.