‘Ka qenë narkoman’, vëllai i gruas së vrarë zbulon detaje të reja për vrasësin Edmond Lajqin

Për rastin ka folur vëllai i viktimës, Gjyljeta Ukella. Ai tha se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

Sipas tij, Edmond Lajqi ka pasur probleme edhe me lëndët narkotike.“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai për Insajderin.

Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli tha se një vrasje makabre ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, derisa foli para mediave pas ekzaminimeve të kryera në vendin ku u vra sot Gjyljeta Ukella. Ukella u ekzekutua në banesën e saj nga bashkëshorti Edmond Lajqi. Çifti jetonin bashkë në banesën ku u krye krimi dhe kishin tre fëmijë.