Ka një vajzë me të, Blero befason me deklaratën për ish gruan Teuta Krasniqin

Blero ishte së fundmi i ftuar në emisionin ‘E diela jonë’ ku foli goxha për jetën private.

Ai foli edhe për bashkëprindërimin me ish bashkëshorten Teuta Krasniqi për vajzën që e kanë bashkë Taren.

“Nuk kam ndjerë presion ndonjëherë, ndjej vetëm përgjegjësi për rritjen e Tarës. Nëna e Tarës është një nënë e jashtëzakonshme.

Në një ndarje është e rëndësishme që të jenë prindër të mirë. Nuk mund të tregohesh egoist dhe të mbash inate me partneren. Unë me Teutën kam raporte të jashtëzakonshme përsa i përket rritjes së Tarës. Komunikimi me Teutën është i shpeshtë në raport me Tarën”.