Prestigjozja “AS” raporton ditën e sotme se Florentino Perez synon transferimin e Kepa Arrizabalaga, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Lunin. Portieri spanjoll ka luajtur për një sezon 2023-2024 te Reali ku fitoi La Liga-n dhe Champions League, ndërsa këtë vit është i huazuar te Bournemouth.
30-vjeçari është ende nën pronësinë e Chelsea-s, “Blutë” janë të gatshëm ta shesin në mënyrë përfundimtare për një shifër rreth 20 milionë euro. Një shifër mëse e përballueshme për një ekip si Reali, i cili e sheh spanjollin si numrin dy pas Courtois dhe largimit të mundshëm të Lunin.
Edhe vetë portieri spanjoll është i hapur për rikthimin në Madrid dhe mesa duket këtë herë do të ndodhë në formë përfundimtare e jo më si huazim.