Fahri Fazliu, nipi i dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut është arrestuar sot nga Gjykata Speciale.
Anëtari i familjes së Fazliut, Fadil Fazliu, i tha Gazetës Insajderi se ai është arrestuar sot në mëngjes kur kishte dal për ta dërguar djalin e tij në çerdhe.
“Po është arrestuar sot në mëngjes rreth orës 8 pasi ka lënë djalin në çerdhe kur ka tentuar me hap makinën ata e kanë arrestuar është duke u intervistuar në bazën e Eulexit në Fushë Kosovë,komunikova me avokatin më tha së jemi në qendër e Eulexit”, tha ai për Insajderin.