“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje”, Ilnisa flet pas afrimitetit me Meritonin

Ilnisa Agolli, banore e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, ka zbuluar detaje intime nga jeta e saj në një rrëfim të sinqertë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ajo ndan edhe një vajzë të quajtur Anaisi.

Gjatë një momenti reflektimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Ilnisa ka treguar se për një dekadë nuk ka ndarë shtratin me asnjë burrë.Kjo përvojë, sipas saj, ka qenë e mbushur me sfida dhe ka shpërthyer në një ndjenjë “terrori” nga ideja e të qenit intim me dikë të ri.

Ilnisa nuk ka ngurruar të pranojë se i ka munguar një puthje. Ajo ka ndier një falënderim të thellë pasi brenda mureve të Big Brother ka njohur Meritonin, një bashkëbanor që duket se ka lënë mbresa të thella tek ajo. “Meritonin që zbulova këtu brenda, nuk e prisja ndonjëherë në jetë të më vinte një e mirë” – shprehet Agolli.
KLIKO KETU PER VIDEO