Joz Marku shihet për herë të parë në publik që nga sherri në Big Brother VIP Albania

Kjo pasi të shtunën qëlloi me shuplakë Gjestin, derisa po dilte si i eliminuar nga shtëpia e famshme.

E gjitha ndodhi papritur dhe natyrisht se një veprim i tillë befasoi edhe banorët brenda, por edhe publikun jashtë.

Foto: Screenshot/TikTok

Policia reagoi menjëherë duke arrestuar këngëtarin, i cili në deklaratë kishte thënë se ‘është provokuar nga Gjesti’.

Ai u lirua të nesërmen dhe tani është parë për herë të parë në publik, i rrethuar me shoqëri.

 

I njëjti shihet duke kënduar e në gjendje të mirë, pavarësisht asaj që ndodhi me artistin pejan.

Gjesti nga ana tjetër po vazhdon rrugëtimin e tij dhe të shtunën do të mbahet finalja e madhe.