Jeta Zymberi – Selmani, pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kandidate për deputete tek është bërë tashmë edhe , Jeta Zymberi – Selmani, një zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social.

Në një postim në Facebook, ai i uroi mirëseardhje asaj, duke i thënë se përkushtimi i saj për shoqërinë dhe kulturën është njohur edhe ndërkombëtarisht, duke u shpallur Ambasadore e Paqes nga Rrjeti Global për Evolucionin Socio-Ekonomik dhe Financiar.

“Me energjinë, përvojën dhe dashurinë e saj të pakusht për Kosovën, Jeta vjen si një forcë e re dhe e nevojshme në PDK. Ajo mishëron vlerat e integritetit, punës së palodhur dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”.

“Mirë se erdhe në familjen tonë, Jeta!”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv