Jessica Simpson flet për ndarjen nga Eric Johnson dhe rikthimin në muzikë

Jessica Simpson ka ndarë një mesazh emocional në Instagram, pas ndarjes së saj të dhimbshme nga bashkëshorti Eric Johnson.

Këngëtarja dhe ish-ylli i ‘reality TV’ tha se “shpirti i saj është tërhequr në vendin që i takon”, duke shprehur krenari për rrugëtimin e saj mes vështirësive.

Në postimin e saj, Simpson shkroi: “Për vajzën që isha, të dua. Për gruan që jam, jam krenare për ty. Për gruan që po bëhem, jam e emocionuar për ty… është KOHA”.

Foto: Screenshot

Jessica dhe Eric, të cilët kanë tre fëmijë së bashku, janë ndarë që prej vitit të kaluar, ndërsa spekulimet për problemet në martesën e tyre qarkullonin prej muajsh, shkruan DailyMail.

Përveç jetës personale, Simpson është gati të rikthehet fuqishëm në muzikë pas 15 vitesh pauzë.

Foto: Screenshot

Albumi i saj i ri, i cilësuar si “i fuqishëm dhe emocional”, pritet të publikohet këtë muaj.

Burimet thonë se këngët e saj janë të ndjera dhe të sinqerta, duke përfshirë tekste që flasin për zhgënjimin dhe ringritjen pas ndarjes.

Jessica e ka përshkruar këtë projekt si “kolona zanore e shpirtit të saj”, duke e krahasuar me albumin legjendar “Jagged Little Pill” të Alanis Morissette.

Ajo ka regjistruar këngët e saj në Nashville dhe Los Angeles, duke u kthyer në rrënjët e muzikës country.

Albumi pritet të sjellë një Jessica të re, më të pjekur dhe më të fuqishme, ndërsa fansat mezi presin të dëgjojnë historinë e saj të transformuar në muzikë.