Jennifer Lopez gjen shtëpi të re disa muaj pas divorcit me Ben Affleck

Jennifer Lopez ka gjetur një shtëpi të re.

Këngëtarja 55-vjeçare dhe ish-bashkëshorti i saj Ben Affleck, shitën shtëpinë e tyre të përbashkët në korrik të vitit të kaluar, dhe ai bleu një të re disa javë më vonë.

Në gusht të vitit 2024, J.Lo u pa duke kërkuar shtëpi vetëm disa javë përpara se të paraqiste kërkesën për divorc, transmeton Klankosova.tv.

Dhe tani me sa duket aj më në fund është vendosur në një shtëpi krejt të re për veten dhe fëmijët e saj.

Sipas People, Jennifer Lopez ka blerë një shtëpi të re pranë Los Angeles, Kaliforni, për rreth 18 milionë dollarë.