Gjesti ka nisur ditën e sotme (e enjte) me një debat me banorin e ri, Vserlon.
Dyshja e Big Brother që këto ditë kanë pasur përplasje të shumta, po vazhdojnë të debatojnë sërish.
Ka qenë këngëtari pejan që i është drejtuar Vserlos me disa nofka, duke e quajtur edhe P. Diddy.

E në anën tjetër i tha që të mos viktimizohet siç ndodhi mbrëmjen e kaluar, ku edhe në një moment filloi të qante.
Vserlo këto ditë pati përplasje me shumë banorë, përfshirë edhe Livian, Rozanën e Olën.
Duket se ka nisur vrullshëm, por që pritet të shihet se si do të jetë ditëve në vazhdim.
Në televotim për këtë janë janë kokë me kokë, Loredana Brati dhe Livia Brunga. /Telegrafi/