Izraeli: Po monitorojmë nga afër një sulm të mundshëm nga Irani, jemi në gatishmëri

Izraeli po “monitoron nga afër një sulm të planifikuar” nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, tha ministri i mbrojtjes i vendit.
Yoav Gallant deklaroi se izraelitët duhet të marrin parasysh çdo urdhër që mund të lëshohet nga Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë.

Autoriteti është përgjegjës për hartëzimin e raketave në hyrje dhe kërcënimeve të tjera ajrore për të bërë të ditur publikun nëse duhet të strehohet.
Në momentet e fundit, ushtria izraelite ka vendosur të gjitha forcat e saj në “gadishmëri të plotë” mes kërcënimit të një sulmi iranian.

Komanda e Frontit të Brendshëm ka ndryshuar gjithashtu udhëzimet e saj mbrojtëse, duke ndaluar aktivitetet edukative në të gjithë vendin dhe duke kufizuar tubimet në hapësira të hapura në 1,000 njerëz.