Iu ngrinë pronat milionëshe, prokuroria i sekuestron edhe mbi 50 mijë euro të dyshuarit për mashtrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të dëmtuarit në çështjen penale kundër të pandehurit G.G  për veprën penale  ‘’Mashtrimi’’ në bashkëpunim me policinë ka realizuar dy kontrolle në Komunën e Gjakovë.

Bëhet e ditur se janë sekuestruar edhe 55 mijë euro para të gatshme dhe njëkohësisht ka inicuar rast në lidhje  me veprën penale ‘’Shpërlarja e parave’’ nga neni 56 i ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizimit., transmeton Klankosova.tv

Rasti vazhdon të hetohet dhe ndodhet në fazën finale.

Ditë më parë, kjo prokurori të njëjtit i ka ngrirë edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milionë euro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë përfituar me vepër penale.