Iu gjetën armë pa leje, arrestohen dy burra në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra dje në Mitrovicë të Jugut.

Kjo pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, dhe një pistoletë me një karikator të zbrazët.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Klankosova.tv.