“Ishte me thithje…”- Ola dhe Laerti ‘çmendin’ Valbonën

Laerti Vasili është puthur me tre persona në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Puthja e parë ishte me Gjestin kur të dy ishin të veshura si vajza.

Pas kësaj erdhi puthja me Aldon që ndodhi gjatë një debati të fortë mes tyre. Ndërkohë puthja e tretë ishte e papritur për banorin pasi ia dha Egla Ceno.

Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t, hyri në shtëpi për pak kohë, pasi ishte pjesë e sfidës që banorët nuk duhej të reagonin. Ajo shkoi te dhoma e gjumit ku ishte Jozi, Ola, Rizarta dhe Laerti.

Aktorja e njohur shkon pranë Laertit e kap në fytyrë dhe e puth në buzë. Këtë moment Ola dhe Laerti ia kanë thënë Valbonës, por pa i treguar se kush ishte personi që e ka puthur në buzë.

Pjesë nga biseda:

Ola: Shkoi ajo dhe e puthi, nuk ishte ky. Ky ishte thjesht pritësi, nuk largohej dot në atë situatë

Laerti: Në asnjë mënyrë

Ola: Thjesht shkoi dhe e puthi

Laerti: Ishte me thithje

Ola: Të betohem, për këtë ditë

Valbona: Ti ça bëre?

Ola: Unë thjesht ndenja

Laerti: U ngri

Ola: U ngriva

Laerti: U pataks nga ajo që pa, u tromaks, u lebetit

Ola: Unë nuk është se të kam bërë ndonjëherë shaka. Duhet të hedhësh hapa më të shpejtë Bona, se po të vijnë dhe gocat tani, mirë çunat. Nuk beson

Laerti: Unë nuk të gënjej, është e vërtetë

Ola: Është shumë e vërtetë

Valbona: Po më vini në lojë

Ola: E ka puthur një gocë po them

Laerti: Jo, kur më kapi në fytyrë më puthi

Valbona: Mos u talleni me mua, bëj be kokën e vëllait

Ola: Për kokë të vëllait që nuk të gënjej që një vajzë ka shkuar dhe e ka puthur në buzë, brenda kësaj shtëpie.