Ish-presidenti i Brazilit akuzohet për komplot të dyshuar për grusht shtet

Ish-presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro u akuzua të martën për udhëheqjen e një komploti për të përmbysur qeverinë dhe për të minuar demokracinë 40-vjeçare të vendit pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2022.

Kësisoj atij i janë  komplikuar shanset për një rikthim politik.

Akuzat vijnë pas një hetimi policor dyvjeçar mbi lëvizjen mohuese të zgjedhjeve që kulmoi me trazirat e mbështetësve të Bolsonaros në kryeqytet në fillim të vitit 2023, një javë pasi presidenti Luiz Inacio Lula da Silva mori detyrën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.