Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si lëvizje të mençur veprimin e presidentit të Kenias William Ruto, për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Në një postim në X, ai e ka cilësuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si kukull të Putinit.
MacShane ka thënë se sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më.
‘‘Një lëvizje e mençur nga Presidenti kenian William Ruto për të njohur Kosovën, në përputhje me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vucic, bërtet, por Kenia, si Kosova, e di çfarë do të thotë të jesh një koloni, dhe sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më’’, ka shkruar ai.