Interneti vlon nga videot dhe komentet kundër JLo

Jennifer Lopez po lakohet shumë si emër në rrjete sociale, por jo për mirë. Siç duket, në TikTok ka nisur një “fushatë” nga njerëz që e kanë takuar ose kanë folur e dëgjuar për të përtej asaj që shihet në ekran.
Njerëz të ndryshëm tregojnë se është e pasjellshme, ndërsa ka dhe nga ata që tregojnë se J.Lo është një “diva” që nuk respekton bashkëpuntorët dhe punonjësit. Të tjerë thonë se bërtet, është arrogante dhe shumë e pasjellshme.

Ka nga ata që tregojnë se këngëtarja ndryshon kur është në prani të një burri dhe flirton gjithë kohës me këdo.
E gjithë kjo valë komentesh vjen fill pas publikimit të projekteve të saj të reja. Së fundmi, J.Lo publikoi dokumentarin dhe filmin e jetës së saj, madje shkoi deri në lançimin e turit muzikor “This is Me…Now”.

Por pak pas publikimit të datave, pati disa lajmërime për anulimin e një pjese të koncerteve. Arsyet për këtë vendim të papritur nuk i konfirmoi askush, por në rrugë zyrtare u tha se kishte probleme mes organizatorëve. Mediat dhe njerëzit nuk ndaluan pas këtyre lajmeve dhe kanë shkuar deri aty sa të thuhet se anulimi ka ardhur prej mungesës së interesit për koncertet.
Video të saj janë analizuar nga persona online, të cilët deklarojnë se artistja nuk e fsheh fare arrogancën. Ndërsa të tjerë kanë treguar eksperienca të tilla si sjellje arrogante në përpjekje për të marrë një autograf, apo mënyrë shumë të shëmtuar komunikimi nga ana e J.Lo.
KLIKO KETU PER VIDEO