IndeksOnline ka publikuar pamje të tmerrshme ku një burrë shihet duke e rrahur brutalisht një grua në Prizren.
I dyshuari është identifikuar dhe po punohet në lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se të dy, viktima dhe i dyshuari janë identifikuar dhe të njëjtit janë duke u intervistuar në stacionin policor.
Zëdhënsi Bytyqi tha se rasti është duke u cilësuar si “Dhunë në familje”, pasi dyshja janë burrë dhe grua.
“Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacioit Policor të Prizrenit kane ndermarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari, jane duke punur në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha Bytyqi për IndeksOnline.
PER VIDEO KLIKO KETU