I maskuari vjedh ditarët nga shkolla, kapet nga kamera e sigurisë

Drejtori i një shkolle në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë ka njoftuar policinë se gjatë natës një person i panjohur, i maskuar, ka thyer dritaren e një klase dhe përmes saj ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtarëve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë, e më pas është larguar nga aty.

Policia njofton se veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës dhe se rasti po hetohet.