“I lumi une çka paska rritur nana”, futbollistët e Shqipërisë hedhin valle

Atmosferë e mirë po mbretëron në kampion e kombëtares së Shqipërisë, para dy ndeshjeve miqësore që do të luhen këtë muaj.

Kjo reflekton edhe me veprimin e fundit që kanë bërë futbollistët, Ylber Ramadani, Tulant Seferi dhe Nedim Bajrami, të cilët kanë hedhur valle me këngën virale të Irkenc Hykës.

“Kuqezinjtë” kanë nisur përgatitjet për miqësoret e marsit.

Më 22 mars, në stadiumin “Ennio Tardini”, në Parma të Italisë do të luajë kundër Kilit.

Ndeshja pritet të nis në ora 20:45.

Ndërkaq, loja e dytë është kundër Suedisë, më 25 mars.

Përballja zhvillohet në “Friends Arena” në Stockholm dhe pritet të nisë nga ora 19:00.