Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin “Lacking”.
Sipas një njoftimi të policisë, një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, transmeton Klankosova.tv.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasje”.