Policia e Kosovës sot në Gjilan i ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Fajde dhe Detyrim”.
Gazeta Insajderi ka mësuar se të arrestuarit janë Mefail Shkodra dhe djali i tij, Edonis Shkodra.
Ndaj tyre janë caktuar 48 orë paraburgim.
I arrestuari Mefail Shkodra në disa fotografi të publikuara në Facebook shihet nën shoqërimin e figurave politike me ndikim të madh në Kosovë.
Ai është fotografuar me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.