Hysni Gucati rizgjedhet në krye të OVL UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni Gucatit, në krye të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kandidatë për kryetar të OVL-UÇK-së, ishin Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Ky i fundit mori 112 vota, Ndërsa, Nasim Hardinaj 95 vota.

 

Kapllan Parduzi u tërhoq nga kandidatura për pozitën e kryetarit të OVL-UCK-së derisa potencoi se kjo kërkon përgjegjësi dhe është sfidë e madhe.

Sipas tij, viteve të fundit OVL-ja ka qenë inekszitente, siç tha ai duke mos u mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së. Pavarësisht kësaj, ai iu uroj punë të mbarë kundërkandidatëve në procesin e votimit