Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se shpallja e rezultateve të zgjedhjeve pas pesë jave tregon dështimin e sistemit për menaxhimin e procesit zgjedhor.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se KQZ-ja ka dështuar të siguroj një proces zgjedhor kredibil e me integritet.
“Kjo është për keqardhje pas disa palë zgjedhjeve të organizuara sipas standardeve evropiane, që e veçonin Kosovën nga vendet e tjera të Ballkanit. Kjo është për keqardhje pas kulturës demokratike të treguar nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve”.
“Njollë e këtyre zgjedhjeve do të mbetet edhe çështja e votave nga diaspora, për të cilat janë hedhur dyshime, si për votimin në ambasada/konsultata, ashtu edhe për votimin me postë. Këtë nuk e ka merituar Kosova. Për këto dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore”, ka thënë Hoti. /Klankosova.tv