Hill mohon lidhjen e Beogradit me sulmin terrorist në Ibër Lepenc: Nuk shohim prova, FBI po heton

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se SHBA për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, nuk ka prova që çojnë drejtpërdrejt në Beograd.

Megjithatë, në një intervistë për RTS, Hill u shpreh se është e rëndësishme që të zbulohet e vërteta për sulmin dhe të kryhet një hetim i plotë, për të cilin SHBA ofron mbështetje përmes FBI, transmeton klankosova.tv.

“Ne sigurisht nuk shohim prova që do të çonin në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë dhe mendoj se është mirë që ne i ofrojmë mbështetje atij hetimi përmes FBI, dhe mendoj se kjo është e rëndësishme”.

”Por flet për faktin se ka mungesë besimi dhe tendencë për të fajësuar njëri-tjetrin”, tha Hill ndër tjera.

Ai shtom se rruga evropiane e Serbisë në masë të madhe do të jetë çështje e vendimeve të Serbisë dhe se shihet se ”Serbia vërtet po përpiqet ta përshpejtojë atë”.