Vendimi, përveç se rëndon drejtpërdrejt mbi buxhetet familjare, nxjerr në pah një metamorfozë të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që dikur mobilizonte qytetarët kundër çdo forme të “zhvatjes ekonomike”, partia dikur e kundërshtonte rritjen e çmimit të energjisë elektrike si “mashtrim sistemik”.
Rritja e çmimit pason dy protesta masive qytetare dhe një sërë paralajmërimesh serioze nga ekonomistët për implikime të thella ekonomike – përfshirë rritjen e mëtejshme të çmimeve të produkteve esenciale.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga janari i vitit 2021 deri në shkurt të 2025-ës, inflacioni kumulativ ka arritur 24 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur mesatarisht për 37%. Çmimi i energjisë elektrike nga ana tjetër është rritur eksponencialisht përgjatë kësaj periudhe, transmeton nacionale.
Ironikisht, Vetëvendosje – dikur forca politike që mobilizonte masa edhe kundër rritjeve më të vogla të tarifave – nga pushteti vëzhgoi me indiferencë thirrjet qytetare për të parandaluar shtrenjtimin e mëtejmë të energjisë elektrike.
Në vitet 2019 dhe 2020, kjo parti kundërshonte çdo rritje me tonet më ashpra të mundshme:
“Si duket, përpëlitjet e praktikave korruptive, keqpërdorimit të pozitës publike dhe ndërlidhjet kriminale të biznesit me organet dhe autoritetet rregullative po vazhdojnë edhe më tej nga mbetjet e regjimit të parapolitikës.” – thuhej në reagimin e Vetëvendosjes në vitin 2020
“Nëse dikush ka detyrime ndaj DEVOLLËVE, ata nuk janë qytetarët që shtyhen të paguajnë tarifa marramendëse të energjisë elektrike për 12 vitet e ardhshme” – thuhej aty.


Jo larg nga koha kur kjo parti paraqitej si gardiane e interesit publik dhe transparencës, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, u paraqit në Prokurorinë Speciale si dëshmitare në rastin kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniq – ndaj të cilit rëndon një aktakuzë për shkaktim dëmi prej rreth 37 milionë eurosh.
Mihali nuk pati përgjigje kur u pyet pse kompanitë që aplikonin për tenderë përfshiheshin në atë grup. Në atë grup, siç zbulohet dërgoheshi edhe raporte të vlerësimit për tenderë dhe rezymeja e ofertave për secilin operaotrë ekonomik që merrte pjesë në tenderim.
“Nuk më kujtohet”dhe “Nuk më kujtohet sepse nuk më thotë gjë” – ishin togfjalëshet më të përmendura nga dëshmitarja Mihali në pyetjen e Prokurorisë rreth kësaj çështje, pra se pse tenderët e KEK-ut përfundonin në atë grup.
Traformimi i VV-së – nga opozita zhurmuese në pushtetin konformist – mori kritika të ashpra në opinionin. “Ministria e Ekonomisë nuk e ka nxjerrë as edhe një fjalë të vetme. Zani nuk ju ndi për rritjen e çmimit të rrymës. Mos jeni në pushim vjetor?” – shkroi njohësi i ekonomisë, Shnenoll Muharremi në Facebook.
Goditje ndaj qytetarëve nga VV e quajti nga ana tjetër deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, “shtrenjtimin e rrymës” “Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike. Kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike.”
Bajrami paralajmeroi se LDK-ja do te terrase ne raportim bordin e ZRrE-se pas shtrenjtimit te rrymes.
“Sapo të konstituohet Kuvendi, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të thërrasë në raportim bordin e ZRRE-së. Do të kërkojmë që urgjentisht ky bord ta revokojë vendimin e sotshëm për rritjen e çmimit të energjisë prej 16%. Do të diskutojmë në komisione dhe në seancë, ku do të paraqesim rezolutë për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.Nëse në këtë legjislaturë ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, atëherë do ta shkarkojmë bordin aktual. Nëse bordi aktual nuk e shfuqizon vendimin, atëherë bordi i ri do ta bëjë këtë pa asnjë dyshim.”