Hasani rrëfen për vizitat në Hagë, tregon çka u thoshte Thaçi gardianëve

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka treguar detaje nga takimet që ka pasur me katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin të cilët po mbahen në Hagë.

Hasani tha se për vizitë në Hagë tek katërshja e UÇK-së ka qenë pesë herë, teksa tregoi se ish-presidenti Hashim Thaçi u thoshte gardianëve se “a e sheh këtë [Naitin], i ka mbajtur gati 11 vjet burg”.

“Unë kam qenë pesë herë i kam pa atje. Kur kam shkuar atje, Hashimi u thoshte gardianëve “e sheh këtë, i ka mbajtur gati 11 vjet burg”. Ata më shikonin dhe thoshin “i ka mbajtur 11 vjet burg dhe ka ardhur në vizitë këtu?”, e Hashimi iu përgjigjke “po, ka ardhë””.

“Kështu u thoshte Thaçi sepse ishin 2-3 orë biseda. Pinim kafe, bisedonim për të ardhmen, për të tashmen, për Gjykatën Speciale, për gabimet, mos gabimet, për veprimet që janë në interes të shtetit. Njëjtë bënim me Rexhepin, me Kadrinë, Jakupin”, tha Hasani në “DPT te Fidani”, në Klan Kosova.