Haradinaj takon ambasadorin francez, flasin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe anëtarësimin në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin francez në Kosovës, Olivier Guerot.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj bën të ditur se me Guerotin ka diskutuar rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Poashtu, në takim u bisedua edhe për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë anëtarësimin në NATO, njofton Klankosova.tv.

“Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë.  Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve”, ka shkruar më tej kreu i AAK-së.

May be an image of 2 people and dais