Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita bashkë ka më shumë deputetë sesa Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj.
Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po shihet që e ka edhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiqin, ku tha se “kur e pashë me Rashiqin, duke e mbrojtur Rashiqin e shqiptarëve, krejt opozitës u thoshte ‘hajvanë’”.
“Dilte e mbronte Rashiqin, kështu e mbronte edhe një herë Oliver Ivanoviqin, e pat shpallur hero njeriun që ka qenë pjesë e masakrës së shkurtit në Mitrovicë”.
“A e keni parë çka bënte për vëllanë e vet, Rashiqin. Për të ishte në gjendje që ta sakrifikonte kryeministrin e Kosovës, doli kryeministri i Kosovës edhe e merrte në mbrojtje Rashiqin”, tha Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.
Ai më tej foli edhe për mundësitë e formimit të qeverisë së re, ku t ha se nëse bëhet një koalicion opozitar, atëherë deputetët nga pakicat jo-serbe nuk do të rrinë në opozitë me Kurtin.
‘”Kurti ka më pak vota sesa pala tjetër shqiptare. Nëse bëhet një koalicion opozitar, ne kemi vota më shumë se Kurti dhe asnjë nga partitë e pakicave nuk rri në opozitë me Kurtin për shkak të besnikërisë ndaj tij”.
“Në momentin që opozita ka shumicë, ata hiç s’iu vije marre t’i thonë ‘shihemi herën tjetër nëse e bën shumicën’”.