Haradinaj ngushëllon: Jam pranë mikut tim Hashimit dhe mbarë familjes Thaçi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të Hashim Thaçit.

Haradinaj ka thënë se kjo vdekje vjen në momentin kur Hashim Thaçi po e mbron luftën e UÇK-së në Hagë.

Postimi:

Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëluftëtarit tim dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Baca Haxhi e mbylli jetën duke lënë pas një histori të tërë sfidash e sakrificash, por ndarja e tij vjen në një moment edhe më të rëndë për familjen Thaçi. Në këtë ditë zie, familja Thaçi po përballet jo vetëm me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, me bashkëluftëtarët e tjerë, po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë.

Në këtë moment dhimbjeje, jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe mbarë familjes Thaçi.

Zoti ju forcoftë!