Hapet dollapi dhe vidhet projektori nga një person në Pejë

Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar.

Sipas policisë, ajo ka deklaruar se dikush ka hapur me forcë derën e një dollapi dhe ka marrë një projektor, transmeton Klankosova.tv.

Prokurori është informuar për rastin, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe po heton rastin.