Hamza takon SBASHK-un: I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot është takuar edhe me përfaqësuesit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Hamza ka thënë se i mbështet kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar.

Ai ka thënë se suksesi i mësimdhënësve është suksesi i Kosovës.

“I mbështes kërkesat e Sindikatës së Arsimit, sepse mbështetja e tyre është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar.  Rritje të investimeve në arsim dhe paga 50% më të larta për mësimdhënësit. Digjitalizim të shkollave dhe integrim të teknologjisë në mësimdhënie. Bursa për nxënësit dhe studentët, në mënyrë që asnjë i ri të mos mbetet prapa për shkak të gjendjes ekonomike. Politika që rikthejnë dinjitetin e mësuesit dhe e bëjnë arsimin prioritet kombëtar. Suksesi i tyre është suksesi i Kosovës. Dhe, Kosova mundet ma mirë!  ”, ka shkruar Hamza.