Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza është shprehur se autostrada e re që kalon përmes Shtimes, do të përmirësoj ndjeshëm ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale.
Në Shtime, Hamza premtoi se me të si kryeministër i Kosovës, do të çlirohet potenciali ekonomik, si dhe do të krijohen mundësi të reja për bizneset në çdo komunë të vendit, transmeton Klankosova.tv.
“Autostrada e re që kalon përmes Shtimes do t’i përmirësojë ndjeshëm ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale. Janë bizneset e vogla ato që qyteteve u sjellin ndryshime të mëdha. Sot takova biznesmenë të suksesshëm në Shtime, të cilët me punën dhe aktivitetin e tyre i japin hov zhvillimit ekonomik në qytetin e tyre dhe në Kosovë. Autostrada e re do ta ketë kyçjen në Banullë të Lipjanit dhe do të kalojë përmes Shtimes deri në Qafën e Duhlës. Kjo autostradë do t’i lidhë tri autostradat kryesore, Autostradën e Kombit, Autostradën Gjilan – Dheu i Bardhë dhe Autostradën e Shkupit”.
“Ne do ta çlirojmë potencialin ekonomik dhe do të krijojmë mundësi të reja për bizneset në çdo komunë të Kosovës”, ka shkruar Hamza në Facebook.