Hamasi pezullon lirimin e pengjeve, fajëson Izraelin për mosrespektimin të marrëveshjes

Hamasi tha të hënën se po pezullon lirimin e pengjeve të kësaj fundjave në Rripin e Gazës, duke fajësuar Izraelin për mosrespektimin e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, përmendi vëzhgimin e shkeljeve të marrëveshjes gjatë tre javëve të fundit, duke përfshirë vonimin e kthimit të të zhvendosurve në Rripin verior të Gazës, moslejimin e furnizimeve ndihmash për të hyrë, dhe granatimet dhe të shtënat me armë në zona të ndryshme të rripit, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.

Si rezultat, dorëzimi i të burgosurve të planifikuar për të shtunën “do të shtyhet deri në njoftimin e mëtejshëm” dhe derisa Izraeli “të angazhohet dhe të kompensojë javët e kaluara në mënyrë retroaktive”, tha zëdhënësi i Brigadave Al-Qassam Abu Obeida përmes mediave sociale.