Hajnat ia vjedhin dokumentet dhe armën brenda veturës burrit në Vitomiricë të Pejës

Dokumente dhe një armë u vodhën të enjten nga vetura e një burri në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Siç ka raportuar ai në polici, persona të panjohur i kanë marrë çantën e cila ndodhej brenda automjetit që përmbante dokumente personale dhe një armë zjarri të kalibrit 9 mm, e cila ishte e pajisur me leje.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.