Hagë, tërhiqet gjykatësi Kenet Roberts

Gjykatësi Kenet Roberts është tërhequr nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtare në Hagë.

Bëhet e ditur se të premten, më 2 maj, ai informoi Kryetaren e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova rreth tërheqjes për shkak të siç ka thënë mungesës së kohës dhe prioriteteve të ndryshme.

Trendafilova shprehu mirënjohje për kontributin e gjykatësit Roberts në kornizën ligjore të Dhomave të Specializuara. “Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen gjykatësit Roberts për kontributin e tij të vyer në hartimin dhe zhvillimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Do ta ndiejmë shumë mungesën e tij si koleg i ditur e me përvojë,” u shpreh gjykatëse Trendafilova.