Grenelli ngarkohet me detyrë të re nga Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se e ka emëruar Richard Grenellin për të udhëhequr përkohësisht Qendrën “Kennedy” për Artet Skenike.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm i Qendrës “Kennedy”. Ric ndan vizionin tim për një epokë të artë të arteve dhe kulturës amerikane dhe do të mbikëqyrë aktivitetet e përditshme të Qendrës”, ka shkruar Trump.

Të premten ishte dita kur Trumpi njoftoi shkarkimin e bordit të Qendrës “Kennedy”, duke thënë se do të jetë vet kryeshef, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, të hënën lista e anëtarëve të mëparshëm të bordit të kësaj qendre ishte fshirë nga faqja e internetit të “Kennedy”.