Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka është njëri ndër lojtarët më me ndikim në Bundesliga.

Këtë gjë e dëshmoi edhe në sezonin e kaluar, kur e ndihmoi Bayer Leverkusenin ta fitonte trofeun e ligës gjermane si të pamposhtur.

Xhaka njihet si një lojtar me një personalitet të fortë, por që nganjëherë tifozët kanë mundësinë ta shohin anën e tij më të qetë.

Nga Bundesliga, mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën i është kërkuar t’i renditë nga 1 deri në 10 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Por, përzgjedhja e tij ka hapur shumë debat, pasi ai ka vendosur Lionel Messin në vendin e dytë, dhe në të parin është Cristiano Ronaldo.