Grabitja më e madhe e arit në historinë e Kanadasë, mes të dyshuarve edhe punonjës të aeroportit

Policia konfirmoi se pesë të dyshuar u arrestuan ndërsa katër të tjerë po përballen me akuza lidhur me grabitjen më të madhe të arit në historinë e Kanadasë.Ndaj të dyshuarve, rëndojnë 19 akuza ndërsa ende nuk janë kapur 3 prej të dyshuarve kryesorë për të cilët ka urdhër-arreste të lëshuara nga policia kanadeze.Në mbrëmjen e 17 prillit të vitit të kaluar 6 mijë shufra ari u vodhën nga aeroporti dhe u transportuan me një kamion dërgesash që mbërriti në magazinën ku mbahej floriri.

Ari së bashku me rreth 2.5 milionë dollarë ishte dërguar në Toronto nga Cyrihu nëpërmjet një avioni të “Air Canada”. Shufrat e arit të grabitura raportohet se kapin vlerën mbi 20 milionë dollarë.Grabitësit nuk mund të kishin realizuar asgjë pa njerëz brenda aeroportit.

Për të shikuar videon e grabitjes së arit, klikoni: KËTU.