Goditet këmbësori nga vetura në Prishtinë, por merr tretman mjekësor

Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 19:00,

“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori që aktualisht është duke marrë tretman mjekësor”.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.