Gjykata Speciale raportohet se e ka arrestuar ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakajn

Me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është arrestuar ish shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.

Kështu kanë raportuar mediat kosovare, të cilat kanë bërë me dije se arrestimi i tij është bërë sot në orët e para të mëngjesit.